Tuesday, March 4, 2014
Mbjellja E Thonjeve
Bejm mbjelljen e thonjeve sipas deshires dhe modeleve gjithashtu bejm dizajne te ndryshme,mbjellja e thonjeve esht shum rezistente ndaj ujit po ashtu edhe qmimet jan shum te volitshme.
Bukuria E Thonjeve
Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për t’i zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thyhen.
Në manikyr gjenden substanca që e forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr, mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.
Manikyr i kuq i ndezur, kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mësoni edhe t’i bëni disa truke, siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt. Manikyr i purpurt dhe vishnje, janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve.
Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah. Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjve nga rrënja e saj dhe filloni t’u jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë. Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë.
Thonjtë nuk bën t’i lyeni para se t’i lustroni mirë me limë për lustrim. Është e pëlqyeshme që, nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur, së pari ta lyeni me një shtresë bazë të tejdukshme, kështu qo do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndrojë më gjatë.
Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar, duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndoshë që të jetë rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të fortë dhe më të shëndoshë do t’i keni thonjtë.
Subscribe to:
Posts (Atom)